Zelensky: Ishulli “i gjarpërinjve” është përsëri i lirë, situata në Donbas e vështirë

0
Ukrainian President Volodymyr Zelensky speaks during his evening video address on Tuesday June 21. (Office of President of Ukraine)

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur fjalimin e tij gjatë mesnatës, duke u fokusuar në lajmet nga ishulli i gjarpërinjve.

Më herët të enjten, u njoftua se trupat ruse ishin tërhequr nga ishulli me rëndësi strategjike.

“Pa dyshim, fjala kryesore sot është “Zmiyinyy” (në gjuhën ukrainase “gjarpër”). Ndoshta, po aq shumë u fol për Zmiyinyy vetëm ditën kur anija ruse mbërriti atje.

Pastaj anija u largua, përgjithmonë  dhe tani ishulli është përsëri i lirë. Ishulli Zmiyinyy është një pikë strategjike dhe ndryshon ndjeshëm situatën në Detin e Zi.

Nuk garanton siguri, nuk garanton se armiku nuk do të kthehet. Por tashmë i kufizon ndjeshëm veprimet e pushtuesve.

Hap pas hapi do t’i shtyjmë nga deti, toka, qielli ynë”, u shpreh Zelensky.

Ai gjithashtu dha një përditësim mbi situatën në rajonin e Donbasit, ku Rusia ka përqendruar sulmet në javët e fundit.

“Situata në Donbas mbetet më e vështira dhe jashtëzakonisht e vështirë. Epërsia e zjarrit e pushtuesve ndihet ende shumë.

Ata kanë marrë tashmë gjithçka nga rezervat e tyre për të na goditur në rajonet e Luhansk dhe Donetsk”, deklaroi presidenti ukrainas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu