Për ne të vdekshmit, plakja dhe rrudhat janë të pashmangshme. Për dizajneren e modës, Vera Wang nuk ndodh dhe me shumë gjasa, as nuk ka për të ndodhur ndonjëherë e njëjta gjë.
Vera festoi ditëlindjen e 73-të (po pra, mirë e lexove, 73 VJEÇ) në një festë shumë të këndshme në të cilën dominoi ngjyra rozë. Përmes Instagramit kuptuam se kishte shumë lule, shampanjë dhe karaoke.
Gjithsesi, interneti mori për kot kur pa Vera-n, e cila si përherë, nuk di të plaket. Reagimet ishin të ndryshme, nga “O Zot, ajo duket mahnitëse” deri te “Kjo grua ka bërë pakt me djallin”.
Sipas Vera-s, sekreti i saj është: punë, gjumë, një koktej vodka dhe pak diell. *Moj zonjë, po këtë e bëjmë edhe ne, por na dhembin kockat pa shkuar ende 30 vjeç…*
Nuk e dimë ç’ka bërë dizajnerja ikonike, por dimë që 73-i nuk është dukur kurrë më bukur.