Humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, lëndohet 20-vjeçari në Korçë

0

KORÇË– Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Korçë-Voskopojë pranë fshatit Turan ku për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, i riu me incialet N.K ka qenë në drejtim të mjetit tip “Toyota” ku dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. 20-vjeçari ka marrv disa plagë të lehta dhe është dërguar në spitalin rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.

Njoftimi i policisë

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2022, rreth orës 05:45, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, në afërsi të fshatit Turan, Korçë, shtetasi N. K., rreth 20 vjeç, banues në fshatin Voskopojë, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është lënduar vetë drejtuesi, i cili po merr ndihmën mjekësore në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu