U kthye nga Algjeria me medalje të argjendtë, mesazhi i Erkand Qerimaj-t: Mundi, sakrificat dhe lodhja u shpërblyen

0

Erkand Qerimaj nuk shkoi më shumë se sa medalja e argjendtë në stilin e shkëputjes duke e çuar numrin e medaljeve për Shqipërinë në katër në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Erkand Qerimaj nuk shkoi më shumë se sa medalja e argjendtë në stilin e shkëputjes duke e çuar numrin e medaljeve për Shqipërinë në katër në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Në dy provat e para nuk ka mundur të realizojë 148 kilogram e më pas, jo pa vështirësi, ka realizuar 149 kilogram.Mirëpo më pas, edhe për shkak të probleme fizike, Qerimaj nuk e ka vijuar garën në stilin e shtytjes.

Vetë Qerimaj ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i falënderon të gjithë për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë gjatë kësaj periudhe.

POSTIMI I ERKAND QERIMAJ

“Medalje argjendi në Lojërat e Mesdheut! I gëzuar dhe shumë krenar për arritjen e radhës. Mundi, sakrificat, lodhja u shpërblyen me medalje dhe ngritjen e flamurit! 20 vite medalje Mesdhetare, Europiane, Botërore. Dua të falenderoj zotin si fillim që më ndihmon të kem vullnet e të mos dorëzohem, familjen për gjithe lodhjen, motivimin, vullnetin e përkushtimin për të arritur deri këtu.

Falenderimi gjithashtu shkon për të gjithë njerëzit e angazhuar në institucionet që janë pjesë e punës për të ngritur flamurin Kombëtar! Së bashku mund të arrijmë edhe më lart!”- shkruan peshëngritësi shqiptar.

U kthye nga Algjeria me medalje të argjendtë, mesazhi i Erkand

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu