Berisha: Ngrihuni më 7 korrik, Lame dhe Rama zhdukin dosjet e pronave për t’i vjedhur ato

0

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë sërish thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në protestën e 7 korrikut. Në një postim në Facebook, Beisha ka publikuar fjalën e mbajtur në Kuvend në lidhje me regjistrimin e pronave. Krah videos, Berisha shkruan se kreu i Kadastrës Artan Lame dhe kryeministri Edi Rama zhdukin dokumente për të vjedhur prona.

Postimi i plotë:

Kreu i Kadastrës, kreu i hajdutërisë, Artan Lame së bashku me Edi Ramën dhe qeveritaret e tij zhdukin regjistrat e pronave për ti vjedhur ato. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të ngrihemi me të gjithë fuqitë tona, kundër këtij regjimi, i cili po vjedh çdo ditë pronat e shqiptarëve dhe Shqipërinë! #sb #7korrik.

Berisha: Ngrihuni më 7 korrik, Lame dhe Rama zhdukin dosjet e pronave

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu