Shembja e masivit akullnajor në Itali, vijonë ende kërkimet për alpinistët e mbetur nën dëborë! Rritet numri i viktimave

0

Sipas mediave italiane viktima e fundit është një alpinist me banim në Trentino, në total deri tani janë regjistruar 13 viktima nga aksidenti me pasoja tragjike. Ndërkohë tetë persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve ka lënë spiatalin pas mjekimit të nevojshëm.

Vijonë ende kërkimet për alpinistët e zhdukur pas tragjedisë së shembjes së një masivi akullnajor në  Marmolada pjesë e Alpeve veriore italiane. Pesë persona vazhdojnë ende të rezultojnë të zhdukur ndërkohë shtatë trupa u gjetën gjatë ditës së sotme ku katër prej tyre janë indetifikuar ndërsa dy janë në proçes verifikimi. Sipas mediave italiane viktima e fundit është një alpinist me banim në Trentino, në total deri tani janë regjistruar 13 viktima nga aksidenti me pasoja tragjike. Ndërkohë tetë persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve ka lënë spiatalin pas mjekimit të nevojshëm.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ku sipas informacioneve të para nga Shpëtimi Alpin ka ndodhur pranë Punta Rocca përgjatë rrugës së ngjitjes së rrugës normale për të arritur majën. Masa e materialit që u shkëput nga akullnaja Marmolada ra nga një shpejtësi prej 300 kilometrash në orë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu