Mësohet se në shtëpinë e 38-vjeçarit fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërkohë që dëmet materiale janë të shumta.
Një banesë ka marrë flakë pasditen e sotme në Pogradec. Mësohet se në shtëpinë e 38-vjeçarit fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërkohë që dëmet materiale janë të shumta. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërkohë që grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06.07.2022, rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në fshatin Rëmenj, Pogradec, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. B., rreth 38 vjeç. Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, ku falë ndërhyrjes së tyre zjarri u vu nën kontroll. Nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.