Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një grua është sulmuar me thike nga ish-partneri i saj me origjinë shqiptare.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën La Spezia,ndërsa gruaja u dërgua në spital me plagë të thella në gjoks dhe kokë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, me të cilin ka dy fëmijë, e ka kërcënuar atë me thikë, dhe ajo për të shpëtuar është futur në autobus që ndaloi pranë tyre pasi aty ishte stacioni.
Sipas raportimeve, ai e ka goditur dhe e ka tërhequr zvarrë në rrugë, ndërsa kalimtarët janë tmerruar. Në momentin që ka ndodhur ngjarja, shoferi i urbanit ka lëshuar alarmin dhe shqiptari menjëherë është arrestuar, pa rezistencë nga ana e tij.
Pavarësisht plagëve të marra, gruaja nuk është në rrezik për jetën.