Konkurrenca është mjaft e fortë në Turin e Francës mes garuesve dhe incidentet janë të pashmangshme.
Çiklisti Daniel Oss pësoi një dëmtim serioz pasi u përplas me një fans e më pas ra në kalldrëm në një aksident të frikshëm në etapën e pestë në garën më të famshme çiklistike të botës.
Në mënyrë të pabesueshme, italiani e përfundoi etapën, e më pas skanimi tregoi se kishte pësuar frakturë në një vertebër në qafë
Oss po lëvizte me shpejtësi të madhe kur u përplas me spektatorin që i doli përpara, ndërsa po filmonte me telefon çiklistët.
Fansi ra në tokë, ndërsa në aksident u përfshi edhe çiklisti tjetër Mikael Gogl, që theu klavikulën dhe pelvisin.
Pas gjashtë etapash, kryeson dy herë kampioni Tadej Pogacar i cili, i mori bluzën e verdhë rivalit Vout van Aert, pas suksesit të arritur në fazën e fundit.