Qytetarët futen në shtëpinë e presidentit dhe notojnë në pishinë, “degjeneron” protesta në Sri Lanka (Video)

0

Mijëra protestues në kryeqytetin e Sri Lankës, Kolombo, kanë pushtuar rezidencën e presidentit. Pamjet e BBC tregojnë demonstruesit duke notuar në pishinën e Presidentit Gotabaya Rajapaksa.

Demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e tij pas muajsh protestash për krizën ekonomike të Sri Lankës. Mediat thonë se presidenti është zhvendosur në një vend më të sigurtë.

Vendi po vuan inflacionin e shfrenuar dhe po lufton për të importuar ushqime, karburant dhe ilaçe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu