31-vjeçari përfshiu vetëm dy lojtarë nga Premier League dhe zgjodhi legjendën braziliane Ronaldo për të udhëhequr sulmin me Lionel Messin.
ITALI – Mario Balotellit iu kërkua të emëronte 11-shen e tij fillestare, ndërsa ishte në një bisedë në Instagram të ‘Puma Football’ me Thierry Henry.
Sulmuesi, që aktualisht luan për Adana Demispor në Turqi, zgjodhi ish-shokun e skuadrës Yaya Toure dhe legjendën e Liverpool, Steven Gerrard për të luajtur në mesfushën e skuadrës së tij. Messi dhe Ronaldo ishin dy sulmuesit, me Alessandro Nesta dhe Fabio Cannavaro në zemër të mbrojtjes.
Duke folur për ekipin e tij, Balotelli, i shpjegon zgjedhjet e tij: “Pirlo ju garanton dhjetë gola në vit, Yaya mund t’i bëjë të gjitha. Ky është një ekip i mirë mendoj, megjithëse të lashë edhe ty [Henry] jashtë, lashë Cristiano Ronaldo jashtë”.
Balotelli fitoi Premier League me Manchester Cityn në vitin 2012 para se të largohej nga ishulli në 2013 për t’u bashkuar me Milanin. Ai u kthye në Angli me Liverpool në 2014, por nuk arriti t’i përmbushte pritjet në “Anfield”. Duke kujtuar kohën e tij në ligën angleze, ai tha: “Kam vetëm kujtime të mira nga Premier League”.