Asllani i papërmbajtshëm tek Inter/ E nis me gol, kuptohet me “sy mbyllur” me Lukakun (VIDEO)

0

Interi zhvilloi sot një test miqësor ndaj Milaneses, ndeshje të cilën e fitoi 10-0. Gjurmën e tij në këtë takim e la edhe lojtari shqiptar, Kristjan Asllani, që shënoi një gol.

Gjatë ndeshjes u vu re dhe një mirëkuptimin me sy mbyllur në fushë mes 20-vjeçarit dhe Lukakut, siç kuptohet edhe nga kjo video e shkurtër e shkëputur nga ky test miqësor, ku dallohet mesfushori kuqezi i cili i jep një pasim me thembër sulmuesit belg.

Asllani shihet si një element i rëndësishëm për sezonin që vjen në skuadrën zikaltër, pasi me karakteristikat që ka, mund të bëjë ndryshimin në mesin e fushës. Edhe pse do përballet me konkurencë të fortë me emra si Brozoviç apo Barella, sërish shpresat janë të larta.