Temperaturat e larta kanë bërë që qytetarët të zgjedhin të largohen nga Tirana në fundjavë, për t’ju drejtuar jugut të vendit dhe plazheve të afërta në Durrës e Gjirin e Lalzit. Infowebtv ka siguruar pamjet e autostradës mëngjesin e kësaj të shtune.
Siç shihet, të dyja korsitë për daljen nga Tirana, me drejtim Durrësin, janë të bllokuara. Një numër tepër i lartë mjetesh që kanë mbetur në trafik. Shërbimet e Policisë Rrugore pavarësisht se janë në terren, gjatë fundjavave kanë bërë thirrje që të aksesohen dhe rrugët dytësore.