Gjendet i vdekur 31-vjeçari në Has

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Has, ku është gjetur trupi i pajetë e një 31-vjeçari.

Sipas policisë i riu i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur, ndërsa paraprakisht thuhet se vuante nga depresioni.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 06:50, në fshatin Dobrunë, është gjetur nga familjarët, në një magazinë afër banesës, i vetëvarur, shtetasi R. U., 31 vjeç, i cili vuante nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu