Netflix ka njoftuar se është në përgatitje e sipër për dokumentarin e jetës së futbollistit të njohur David Beckham dhe familjes së tij.
Netflix është duke përgatitur një seri të re dokumentarësh për yllin e futbollit David Beckham. Netflix njoftoi se futbollisti i njohur 47 vjeçar, Beckham, së bashku me familjen e tij do të shfaqen në një serial me shumë episode për jetën dhe karrierën e futbollistit.
“Beckham dhe familja e tij do të japin intervista dhe do të ndajnë imazhe personale nga jeta e tyre për të treguar historinë e plotë se si ai u bë një nga atletët më të njohur të të gjitha kohërave”, njoftoi Netflix me anë të një postim.
Në një njoftim për shtyp, Netflix sqaron se seriali dokumentar do të eksplorojë fëmijërinë e tij në një familje të klasës punëtore në Lindjen e Londrës dhe nxitjen dhe vendosmërinë që e bëri atë një nga atletët më të njohur të të gjitha kohërave. Seriali përfshin pamjet personale të arkivave nga 40 vitet e fundit dhe intervista me Beckham, familjen e tij, miqtë dhe figurat kryesore gjatë rrugës. Fisher Stevens do të drejtojë serialin dhe John Bachek do të jetë producent ekzekutiv.