Shihni si paratë “derdhen lumë” në një dasmë në Lezhë. “Mirdita ka djem azgana” (Video)

0

Sezoni i dasmave tashmë ka filluar dhe ashtu siç e ka traditë shqiptari, nuk mungojnë vallet e bukura popullore dhe hedhja e lekëve, të cilët më pas shkelen me këmbë nga të ftuarit.

Një video e shpërndarë së fundmi nga një dasmë në Lezhë është bërë virale në rrjet, për shkak të sasisë së madhe të parave që hidhen nga dasmorët.

Siç shihen edhe në video, disa djem janë të ulur në një tavolinë duke pirë birra e duke kënduar “Mirdita ka djem azgana..”, ndërkohë që dy të tjerë hedhin para nga sipër, teksa i nxjerrin nga një thes i zi.

Prerjet e kartmonedhave janë kryesisht 20 euro dhe nga një përllogaritje e përafërt, bëhet fjalë për një shumë rreth 50-60 mijë euro.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu