BRITANI- Duke falënderuar kryetarin dhe stafin, të gjithë miqtë dhe kolegët e tij në fjalimin e tij të fundit Boris Johnson përfundoi përgjigjen e tij përfundimtare për pyetjet e tij të fundit.
“Dua të falënderoj të gjithë këtu, dhe Hasta la Vista, Baby!”- një referencë për frazën tërheqëse të popullarizuar nga Arnold Schwarzenegger në Terminator 2.
“Hasta la vista baby” – Boris Johnson’s final words as he exits #PMQs for the last time to a standing ovation: pic.twitter.com/rlSqVNDX5R
— Alain Tolhurst (@Alain_Tolhurst) July 20, 2022
Më pas ai ju drejtua ulëses së tij ku pvr pak sekonda deputetët konservatorë u ngritën të gjithë në këmbë dhe e duartrokitën deria sa ai u largua nga dhoma. Boris Johnson sapo përfundoi pyetjet e tij të fundit të Kryeministrit si udhëheqës i partisë konservatore dhe vendit.
Në pyetjen e fundit, Sir Edward Leigh tha, në emër të Dhomës, se ai do të donte të falënderonte Johnson për shërbimin e tij gati tre vjeçar. Ai përmend enaxhimin e vaksinës kundër Covid, 17.4 milionë njerëzit që votuan për Brexit dhe njerëzit e Ukrainës, duke thënë se të gjithë ata që përfituan duan ta falënderojnë gjithashtu.
Duartrokitjeve dhe brohoritjeve të rrëmbyeshme nga stolat e tij, kryeministri i përgjigjet duke i thënë disa fjalë pasardhësit të tij si dhe disa këshilla. Ai përfundon duke i kujtuar Commons shumicën e tij të madhe konservatore dhe u tha se “misioni u krye kryesisht”.