Masakër në Francë, 20-vjeçari vret 5 anëtarë të familjes

0

FRANCË- Një masakër ka ndodhur në Francë. Një 20-vjeçar ka ekzekutuar me armë zjarri 5 persona të familjes së tij, e më pas është vrarë nga policia.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi mbrëmjen e së martës kur një 20-vjeçari nisi të mbajë peng në shtëpi disa persona, mes të cilëve babanë e tij, njerkën, dhe 3 fëmijët e tyre, në qytetin e vogël lindor të Douvres, pranë Lionit.

Mediat raportuan se policia negocioi me pengmarrësin gjatë natës, por rezultoi kot. Gjatë ditës së djeshme, ai nisi ti qëllonte me armë. Forcat e policisë ndërhynë dhe arritën të vrasin 22-vjeçarin, ndërsa kuptuan se ai kishte vrarë 5 pjesëtarë të familjes së tij, mes të cilëve babanë, dy motra dhe vëllain.

Një i afërm i familjes tha se autori punonte në një restorant në zonë, por nuk tha asnjë detaj për gjendjen e tij mendore apo probleme të shfaqura së fundmi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu