Cristiano Ronaldo, gati të ulë pagën e tij për t’iu bashkuar Atletico Madridit…

0

SPANJE – Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Manchester United. Sulmuesi portugez është në kërkim të një skuadre me të cilën mund të luajë në Champions League dhe gjithnjë e më shumë thashethemet dhe raportimet po tregojnë për Atletico Madridin, si destinacion e tij më të mundshëm.

Megjithatë, largimi i tij nuk është kaq i lehtë. Nga njëra anë, Manchester United nuk dëshiron të lejojë, që lojtari i tyre më i mirë të largohet në këtë merkato. Të paktën kështu u shpreh trajneri i tyre Erik ten Hag, kur u pyet për këtë. Megjithatë, është për t’u habitur që Ronaldo nuk ka marrë pjesë në turneun parasezonal me Manchester United. Një mosmarrëveshje që vetëm sa rrit tensionin në atë që pritet të jetë një nga “tenovelat” e verës.

“Situata është e njëjtë me javën e kaluar. Ndoshta shqetësimi nuk është fjala e duhur. Unë jam duke u fokusuar te lojtarët që janë këtu, të cilët po bëjnë shumë mirë, janë në formë të mirë dhe unë do të fokusohem në këtë,”- deklaron Ten Hag. “Mezi pres të shoh nëse Ronaldo vjen dhe nëse vjen, ne do ta integrojmë në ekip”.

Problemi tjetër do të ishte paga e portugezit. Sipas Ben Jacobs, sulmuesi merr një pagë prej 435 mijë euro në javë, një shumë e vështirë për t’u përballuar nga shumë ekipe. Megjithatë, i njëjti gazetar, tregon se Ronaldo do të ishte i gatshëm të ulte pagën e tij deri në 30 për qind për t’iu bashkuar Atletico Madridit.

Megjithatë, paga e tij e lartë në Manchester United (31 milionë euro bruto në vit) e pengon lojtarin të bashkohet me Atletico Madrid edhe me këtë shkurtim, siç raporton ‘MARCA’. Klube si Chelsea, PSG apo Real Madrid, kanë mbyllur derën për një ardhje të mundshme të portugezit. Atletico Madrid është një nga skuadrat që kanë shfaqur interes, por gjithçka tregon se lojtari do të duhet të bëjë edhe më shumë lëshime ekonomike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu