Betimi i Presidentit të ri Bajram Begaj në Parlament u shoqërua me një thirrje për unitet të kombit dhe lënie mënjanë të ndasive politike.
Kreu i ri i Shtetit pas fjalimit të tij u largua në shoqërinë e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, por takoi edhe disa prej figurave politike të opozitës.
Dy deputetët e parë të opozitës që e takuan Begajn ishin Kreshnik Çollakur dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.