Katër persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident rrugor në aksin Gjirokastër-Tepelenë.
Sipas informacioneve paraprake, dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën pranë Urës së Kardhiqit, për pasojë kanë mbetur të plagosur dy shoferët dhe dy pasagjerë.
Dyshohet se një prej automjeteve të përfshira në aksident, i ka prerë rrugën makinës tjetër.
Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.