Ai shkruan se kjo rrugë tashmë jo vetëm ka shkurtuar distancat dhe ka lehtësuar trafikun por i ka dhënë dhe një hov të madh turizmit.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të dielë duke ndarë me ndjekësit në facebook pamjet e Bypass-it të ri të Vlorës. Ai shkruan se kjo rrugë tashmë jo vetëm ka shkurtuar distancat dhe ka lehtësuar trafikun por i ka dhënë dhe një hov të madh turizmit.
“MIRËMËNGJES
dhe nga Bypass-i i ri i Vlorës, me shijen magjepsëse panoramike të një aksi të ri, i cili ka shkurtuar distancat drejt rivierës shqiptare dhe ka lehtësuar ndjeshëm trafikun në qytetin e Vlorës, duke i dhënë “kuaj të rinj” fuqi turizmit bregdetar, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.