Ëndrra…britanike! Si kalojnë emigrantët me varka, 9 grupe kriminale luftojnë për pushtet

0

“The Mail” ka zbuluar se mënyra e re e trafikimit kushton 5,500 £, e se të gjithë të rinjtë vijnë për t’u bërë pjesë e grupeve kriminale. Kjo pasi 9 grupe rivale po synojnë të “pushtojnë” Britaninë për ta kthyer në pjesë të një rrjeti të sofistikuar kriminal ndërkombëtar.

Të veshur me xhaketa shpëtimi në ngjyrë portokalli të ndezur, një varg i gjatë migrantësh, të gjithë të rinj në të 20-at dhe 30-at e tyre, kaluan në një rrugë në Dover dje dhe ka nisur një jetë të re në Britaninë e Madhe. Ata sapo kishin zbritur nga varkë që i kaloi nëpërmjet kanalit anglez, e më pas të gjithë bënë udhëtimin e rrezikshëm prej 20 miljesh nëpër ngushticën e Doverit.

“The Mail” ka zbuluar se mënyra e re e trafikimit kushton 5,500 £, e se të gjithë të rinjtë vijnë për t’u bërë pjesë e grupeve kriminale. Kjo pasi 9 grupe rivale po synojnë të “pushtojnë” Britaninë për ta kthyer në pjesë të një rrjeti të sofistikuar kriminal ndërkombëtar. Grupet kontrabanduan kolektivisht 2,862 migrantë nëpër Kanal midis 1 qershorit dhe 12 korrikut, ku shumë prej tyre i merrnin varkat e tyre fryrëse nga prodhuesit në Kinë.

Një raport i Bankës Botërore thotë se pas rritjes së fortë të PBB-së vitin e kaluar, përqindja e popullsisë që jeton në varfëri në Shqipëri ‘ra ndjeshëm’ nga 31 për qind në 22 për qind në vitin 2021. Megjithatë, papunësia mbetet e lartë në veri të vendit, atje edhe nga vijnë shumë të rinj në Mbretërinë e Bashkuar.

Secilës varkë i vendoset një emër i koduar – shumë prej tyre janë marrë nga mitologjia greke. Grupi më “pjellor” – i quajtur Dragon – transportoi 887 emigrantë, përfshirë 278 nga Shqipëria, me një mesatare prej 52 personash të grumbulluar në çdo varkë. Dokumenti zbulon se si dy nga bandat – Dragon dhe Lotus – kanë varka të bëra me porosi nga fabrika në Kinë me seksione shtesë tubash të futura për t’i zgjatur ato dhe për të rritur numrin e njerëzve që mund të ngarkohen në bord.

Detektivët sekuestruan 1200 xhaketa shpëtimi, 150 barka gome, pothuajse 50 motorë, armë zjarri, drogë dhe 33,753 £ në para pas bastisjeve kundër grupit kriminal Dragon. Një total prej 39 personash u arrestuan, duke përfshirë 6 në Angli.

Në dosje gjithashtu bëhet me dije se bandat e quajtura Colossus dhe Behemoth operojnë gjithashtu me varka të mëdha, duke sjellë 546 njerëz brenda 6 javëve.  Më 11 korrik, një grup i madh emigrantësh u fotografua duke mbajtur një varkë me fryrje nëpër dallgë dhe duke e lëshuar atë në det. Mendohet se varka i përkiste njërit prej bandave Lotus, Colossus ose Hydra. Disa orë më vonë, një numër i madh migrantësh u sollën në breg nga Forcat Kufitare.

Deri në vitet e fundit, metoda e preferuar për trafikimin e njerëzve ishte në pjesën e pasme të një kamioni. Por siguria e përmirësuar në portet e Francës dhe Britanisë së Madhe dhe ka rritur rrezikun e zbulimit. Kështu që nga 22,000 £ që paguanin për të shkuar me kamion në Angli, japin shumë fish më pak.

Gangsterët shqiptarë shpesh veprojnë si ndërmjetës në operacionet e kontrabandës dhe më pas të ardhurit i detyrojnë që të punojnë si ‘skllevër’ në perandoritë e tyre të kanabisit dhe drogave të tjera. Pas marrjes nën kontroll të pothuajse të gjithë tregut të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, krimi i organizuar shqiptar tashmë ka filluar të dominojë kultivimin e paligjshëm të kanabisit në Britani.

Kriminelët shpesh shfaqin pasurinë e tyre në Facebook dhe TikTok – duke pozuar me grumbuj parash dhe makina luksoze – në një përpjekje për të tërhequr edhe më shumë të rinj që të largohen nga Shqipëria dhe të tentojnë të kalojnë Kanalin. Trafikantët e qenieve njerëzore reklamojnë shërbimet e tyre edhe në TikTok, me dhjetëra video që tregojnë shqiptarët duke bërë kalimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu