Zjarri masiv në Bukmirë të Mirditës, OSSH stakon linjën Rrëshen-Kaçinar, zonat pa energji elektrike

0

Si pasojë pa energji elektrike kanë mbetur disa zona në Rrëshen dhe Lezhë. OSSH bën me dije se linja do të mbahet e stakuar deri në normalizimin e situatës.

Zjarri masiv që ka përfshirë zonën e Bukmirës në Mirditë ka detyruar OSHE që të ndërpresë energjinë elektike në stacionin Rreshen-Kaçinar.

Si pasojë pa energji elektrike kanë mbetur disa zona në Rrëshen dhe Lezhë. OSSH bën me dije se linja do të mbahet e stakuar deri në normalizimin e situatës.

NJOFTIMI I OSHE-së

Si pasojë e një zjarri të rënë në afërsi të NST Kaçinar sot paradite, OSSH është detyruar të stakojë për masë sigurie linjën  Rrëshen-Kaçinar.

Pa energji kanë mbetur këto zona në Rrëshen dhe Lezhë.

Rrëshen

Pjesërisht: Shtuf, Kaçinar, Arrëz, Shëngjergj, Gjinal, Qafvorrëz, Bukmirë., Simon,  Karricaj Shpe Shpërdhazë

Lezhë

Pjesërisht; Ungrej, Fregen, Kalur, Kalivac, Kashnjet, Gjobardhaj

Linja do te mbahet e ckycur deri ne normalizimin e situates dhe eleminimin e rrezikut nga zjarri.

Zjarri i rënë rreth orës 13:00 është përhapur në përmasa të mëdha.

Abc mëson se nga flakët po rrezikohen banesat dhe shumë vreshta rrushi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu