TIRANË- Këngëtari Shemsi Krasniqi i grupit “Ilirët” ka kërcënuar hapur Elvana Gjatën. Vetëm një ditë pasi u bë kryeqendër e mediave rozë pasi u arrestua nga policia, Krasniqi ka sqaruar ngjarjen në media, por ka kërcënuar dhe këngëtaren shqiptare. Ai tregon se ka dashur të ngjitet në skenën e Sunny Hill për të kënduar këngën e Adem Jasharit, por që Dukagjin Lipa kishte nxjerrë në skenë Gjatën, të cilën ai e quan ‘torollake’. Madje shton se kudo që ta shihë ‘do t’ia rregullojë qejfin’ sepse di të jetë edhe i keq.
“Mëkati im ka qenë se kam dashur me kënduar një këngë. As nuk kam kërkuar para, as kushte. Unë vetëm kam ecur, kam mbërritur deri te skena kryesore. As një polic nuk më ka prekur me gisht. Të gjithë kanë qenë me mua. Ai i ka dënuar disa aty sepse ata e kanë kuptuar se nuk ka asnjë të keqe. Sepse do të këndojë për heroin kombëtar. Ai e ka ditur dhe ka çuar Elvana Gjatën me kënduar. Atë Elvana Gjatën, ku ta zë diku, ia tregoj unë qejfin. Di me u bërë dhe i keq unë. Po, mundet me qenë dhe kërcënim sepse ajo e ka ditur ngjarjen. Si guxon me dalë dhe me bërë shaka me heroin e kombit. Ajo duhet të kishte thënë jo, nuk e këndoj këtë këngë sepse nuk e kam në repertor. Shikojeni sepse këndon vetëm pak, sepse nuk din tekstin. Nuk mundet ajo torollake me na shitur mend këtu. Unë kam shkuar me kënduar këngën e Adem Jasharit,”- është shprehur Krasniqi.
Këngëtari u la në detyrim paraqitjeje për shkelje të rregullave në Sunny Hill Festival. Shemsiu, i njohur si Shemi i grupit “Ilirët” deklaroi se babai i Dua Lipës, Dukagjini kishte urdhëruar arrestimin e tij me qëllim që të mos këndojë këngën për Adem Jasharin. Në një postim në rrjetet sociale, ai theksonte se kishte kërkuar që të këndonte këngën për komandantin legjendar por që, sipas tij, Lipa i kishte thënë se nuk do ta linte që të performonte.