Po digjte barëra dhe shkrumboi 100 ha ullinj, arrestohet 60-vjeçari në Divjakë (EMRI)

0

DIVJAKË– Policia ka vënë në pranga 60-vjeçarin Kujtim Tafa në Divjakë pasi dyshohet se ka qenë autori i zjarrit në fshatin Biçukas të zonës, si pasojë e të cilit u dogjën 100 hektar tokë bimësi të ndryshme si dhe ullinj.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se Tafa ka djegur bar të thatë i cili dyshohet se ka dalë jashtë kontrollit dhe ka vënë në rrezik dhe banesat aty pranë.

Flakët e zjarrit, për shkak të erës u përhapën me shpejtësi në sipërfaqe të mëdha toke, pasi në shumë drejtime zjarrfikësja nuk futej dot për shkak të terrenit të vështirë, por megjithatë u bë i mundur shuaja e zjarrit.