Trump ngriti padi në një përpjekje për të frenuar intervistën në zyrën e prokurorit të përgjithshëm. Zyrtarë shtetërorë e kanë akuzuar Organizatën Trump për mashtrim ndaj autoriteteve për vlerën e aseteve të tij në mënyrë që të favorizohej për huatë ose taksimin.
Ish-presidenti e ka mohuar dhe e ka quajtur hetimin civil një “gjueti shtrigash”.
Një orë pasi ai u fotografua duke mbërritur në zyrën e Manhatanit ku u mor në pyetje nën betim, dha një deklaratë ku kritikoi prokuroren e Nju Jorkut, Letitia James dhe hetimin e zgjeruar.
“Vite punë dhe dhjetëra miliona dollarë janë derdhur në këtë sagë që zien prej kohësh, por pa dobi”. Unë refuzova t’i përgjigjem pyetjeve sipas të drejtave dhe privilegjeve të çdo qytetari që është nën Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”, tha ai.
Zyra e prokurores konfirmon se intervista u zhvillua të mërkurën dhe “Trump përdori të drejtën e tij në Amendamentin e Pestë për vetë-inkriminimin”.
Ndërsa vazhdon hetimi i prokurorit të përgjithshëm ndaj Trump, që konsiderohet si procedurë civile, po zhvillohet paralelisht edhe ai nga zyra e Prokurorit të Distriktit të Manhatanit, i cili mund të rezultojë në akuza kriminale.