Masivet me plehra që shihni në foto ua kanë nxirë jetën banorëve të lagjes ‘Vullnetari’ në Elbasan.
Prej ditësh pirgjet me plehra nuk janë larguar nga vend depozitimi i tyre duke shkaktuar një situatë të padurueshme. Era e keqe kundërmon në të gjithë lagjen.
Veç kësaj, favorizuar edhe nga temperaturat e larta, plehrat bëhen shkak i shpërthimit të epidemive.
Për ironi të fatit, plehrat ndodhen ngjitur me qendrën shëndetësore të kësaj lagje.
Banorët kanë ngritur herë pas here shqetësim, por askush nuk ua vë veshin.
Duke mos gjetur zgjidhje ata iu drejtuan redaksisë sonë që ta sensibilizojnë rastin.
Shpresojnë që organet kompetente të ndërhyjnë sa më parë për zgjidhjen e problemit. Infowebtv