Droga ishte mbështjellë me letër alumini që të mos lagej nga salcat, por u pikas nga kontrolli në burg
Personi me inicialet I.Z., 65 vjeç, banues në Tiranë është vënë në pranga pasi ka tentuar të fusë kanabis në burgun e Rrogozhinës. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se 65-vjeçari së bashku me dy familjarë të tjerë M.Z dhe A.K është paraqitur në burgun e Rrogozhinës ku vuan dënimin i afërmi i tyre, Mario Zotaj. Në dy enë plastike të mbushura me salca të ndryshme, ketçap dhe majonezë, 65-vjeçari kishte futur katër doza kanabisi. Droga ishte mbështjellë me letër alumini që të mos lagej nga salcat, por u pikas nga kontrolli në burg. Për pasojë, 65-vjeçari u vu në pranga