“Duke përqafuar të atin”, 17-vjeçari që vrau fqinjin për të marr hak, gjen “ngushëllim” tek arti

0

Florjani pas vendimit të dhënë nga Gjykata është dërguar në burgun e minorenve në Kavajë për të vuajtur dënimin e tij.

Një ngjarje e rëndë do të trondiste Manatinë e Lezhës mëngjesin e datës 24 janar të këtij viti kur Florjan Përvathi do të ekzekutonte me armë zjarri fqinjin e tij 65-vjeçar Lek Lekgjonaj. 17-vjeçari e kreu vrasjen për të marrë hakun e babait që i ishte vrarë nga vëllai i viktimës në vitin 2009 pas një konflikti.

Florjani pas vendimit të dhënë nga Gjykata është dërguar në burgun e minorenve në Kavajë për të vuajtur dënimin e tij.

Në një video të publikuar nga “JOQ”, një qytetar shkruan se Florjani ka bërë një pikturë murale në oborrin e burgut ku shfaqet ai duke përqafuar të atin, që e la vetëm 4 vjeç ditën kur u vra nga fqinji. Jeta e 17-vjeçarit ka kaluar në sfida të mëdha deri ditën ku dhe kreu aktin e rëndë. Një përqafim i munguar dhe një jetë e vështirë në një vend të vogël që akoma ekziston gjakmarrja i prenë jetën në mes një adoleshenti që nuk do të jetë më kurrë i njëjti.

“Prsh joq kjo eshte nje pikture qe eshte nisur dje mazdite dhe ka perfunduar ne oren 11 te darkes , eshte bere tek burgu minorenve ne kavaje nga Floriani ai djali qe mori hakun e babit ne lezhe. E kam pare dje duke e pikturuat me shkallae deri ne 11 te nates , edhe e kam degjuar”, shkruan qytetari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu