Lana “spiune”? Flet shoqja e ruses: Në Shqipëri ka qenë 3 herë

0

TIRANË- Maria Passer është shoqe udhëtimesh me rusen e burgosur nw Shqipëri. Nw intervistwn pwr EuroNews, vajza tregon se në 2018 ka qenë në Shqipëri me ish të dashurin e saj dhe Lana Sator, të cilët kanë qenë ne vende të braktisura në Shqipëri, nëpër bunkerë, në Tiranë, në Shkodër, Berat por edhe në një zonë të braktisur ushtarake në jug të Shqipërisë.

“Kemi qenë në një zonë në jug të Shqipërisë, ishte komplet e braktisur, mund të hyje fare lehtë aty, gjetëm një vrimë të madhe tek hyrja dhe u futëm brenda. Ishte në jug të Shqipërisë (Porto Palermo). Ne nuk ishim të vetmit që kishim hyrë aty”, tregon ajo.

Mikesha e saj tregon se Lana është e pasionuar pas vendeve ish-komuniste, ndërkohë që tregon se rusja e arrestuar ka qenë në mbi 30 vende të botës.

“Ajo më shkroi që do të shkonte në Shqipëri, kishte planifikuar të qëndronte një javë aty, thjesht I urova ta shijonte udhëtimin. Është tipike për Lanën të udhëtojë, ajo ka vizituar me tepër se 30 vende kështu që është normale. Di që ka qëndruar për gjysmë viti në Gjeorgji, mendoj që thjesht ka ardhur për të eksploruar”, tregon ajo.

Ajo tregoi gjithashtu për akuzat e mëparshme për Lanën si spiune, se kanë qenë vetëm deklarata dhe jo akuza zyrtare nga shteti rus. Maria beson mikja e saj nuk është spiune por blogere, duke treguar se ajo ka mbi 2000 postime në instagram dhe ka shkruar dy libra për eksplorimin urban.

Si ndodhi ngjarja? Mikhail Zorin, 24 vjeç u pikas nga ushatrët shqiptarë teksa përpiqej të futej në Uzinën e Gramshit. Ai i sulmoi me spraj kimik efektivët, por sërish u ndalua prej tyre. Pas Zorin, u kapën edhe Svetlana Timofeyeva, 33-vjeç e 25-vjeçari ukrainas Fiodor Mihailoviç që prisnin në makinën sportive. Të tre ishin future nga drejtime të ndryshme në Shqipëri dhe po hetohen për spiunazh. Ata pretendojnë se janë turistë, ndërsa prokuroria ka bindje se janë pjesë e një rrjeti spiunazhi. Në makinën me targa ukrainase janë gjetur 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë e harta, të cilat janë sekuestruar nga policia. Për 33-vjeçaren Svetlana Timofeyeva, një gjykatë ruse ka lëshuar fletë arresti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu