TIRANË- Personat në foto janë tre të rinjtë të cilët tentuan të digjnin me benzinë një 16-vjeçare në Tiranë. Enea Hoxha, Ardit Çela dhe personi me inicialet D.M, shihen kokë ulur përballë togave të zeza.
Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në kryeqytet, Fillimisht u arrestua 25-vjeçari Ardit Çela, i cili pretendonte se kishte lidhje dashurie me të miturën. Bashkë me dy shokët e tij, Enea Hoxhën dhe një 17-vjeçar, rezulton sipas policisë së ata kanë rrahur fillimisht vajzën pranë një pallati në kryeqytet dhe më pas e kanë futur në bagazhin e makinës duke tentuar djegien e saj me benzinë.
Ka qënë e mitra ajo e cila bërë kallëzim ndaj bashkjetuesit së saj dhe shokëve të tij për ngjarjen e cila fatmirësisht nuk përfundoi në tragjedi. Sipas saj i dashuri e ka spërkatur me benzinë poshtë pallatit të banesës së saj.
Fatmirësisht, tre të rinjtë nuk mundën që t’ia arrinin qëllimin që kishin.