Gruaja e qëlloi me thikë! Policia arreston burrin, njoftimi: 34-vjeçari dhunoi partneren në sy të fëmijës

0

TIRANË- Policia e Shtetit ka ndërhyrë dhe investiguar më thellë plagosjen që ndodhi një ditë më parë në kryeqytet, në zonën e ‘Don Boskos’. Mësohet se gruaja 32-vjeçare qëlloi me thikë të shoqin për shkak të dhunës që ky i fundit po ushtronte ndaj saj. Në njoftimin e bërë publik nga forcat blu, sqarohet se 34-vjeçari dhunoi atë ditë fizikisht të shoqen në prani të fëmijës së tyre të mitur.

Gruaja plagos bashkëshortin në Tiranë, si nisi sherri në ‘Don Bosko’
Gjatë konfliktit, gruaja mori thikën dhe e plagosi. Për shkak se ushtroi dhunë fizike ndaj të shoqes, policia ka kryer arrestimin e burrit me inicialet F.GJ, i cili tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. Gj., 34 vjeç, banues në Tiranë, dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasen A. N., 32 vjeçe (bashkëshortë). Ditën e djeshme, shtetasi F. Gj. ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, në prezencë të fëmijës së tyre të mitur, ndërsa shtetasja A. N., gjatë konfliktit, e ka goditur 34-vjeçarin me mjet prerës (thikë). Shtetasi F. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu