LUSHNJE- Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio Serbiano ka parë nga kamerat e sigurisë momentin kur policia iu është futur në banesë. ‘Kush shkon prapë në burg’ shkruan Cllevio në rrjetin social ‘Tik Tok’. Policia i shkoi në banesë pasi ndaj tij ka nisur hetimi për keqtrajtim të qenit.
Sot policia ka nisur hetimin ndaj Cllevios për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës” pasi ka dhunuar qenin e tij. 36-vjeçari është aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.