Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka paralajmëruar se nga 1 shtatori “Kosova fillon një periudhë të paqëndrueshme”, për shkak të mosarritjes së marrëveshjes për targa ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Brnabiç ka bërë përgjegjës Albin Kurtin për këtë, duke thënë se ai nuk dëshiron paqe dhe nuk ëhstë i gatshëm për kompromis.
“Albin Kurti nuk dëshiron paqe dhe nuk është i gatshëm për kompromis”, ka thënë kryeministrja serbe për Radio Televizonin e Serbisë, të dielën, transmeton Express.
Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për dokumente më 27 gusht, por ende s’ka marrëveshje për targa. Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, të dielën është shprehur optimist që do të arrihet një marrëveshje për targat mes Kosovës dhe Serbisë.