Ulen ifektimet nga kovidi. Ja situata në shkallë vendi

0

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 309 testime, 56 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 370 të shëruar në 24 orët e fundit

Situata: Janë kryer 309 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 56 qytetarë, në këto bashki:

16 në Tiranë, 7 në Kavajë, nga 4 qytetarë në Durrës, Lushnje, Gjirokastër, Kolonjë, 3 në Pogradec, nga 2 qytetarë në Vorë, Dibër, Vlorë, Këlcyrë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Gramsh.

Janë 3,222 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Berati 69 vjeç. Janë shëruar 370 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 320,621 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Gusht 2022) Raste të reja ditore 56 Të shëruar në 24 orë 370 Të shtruar në spitale 16 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 309

Testime totale 1,959,469 Raste pozitive 327,425 Raste të shëruara 320,621 Raste Aktive 3,222 Humbje jete 3,582

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,460 Fier 341 Elbasan 265 Durrës 227 Shkodër 220 Korçë 200 Vlorë 169 Gjirokastër 117 Berat 89 Lezhë 69 Dibër 54 Kukës 11


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu