Një 26-vjeçare shqiptare ka denoncuar një djalë nga Kosova pasi shkoi në motel me të. E reja është shprehur para bluve se ai e ngacmoi seksualisht.
Vendi për të cilën pretendohet se ka ndodhur epsodi i ngacmimit nga ana e vajzës, është në një motel në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës.
26-vjeçarja ka deklaruar se pasi kanë shkuar në motel, ai ka tentuar ta prekë pa dëshirën e saj në pjesët intime.
Ajo më pas u largua nga moteli dhe e raportoi rastin në polici.
E reja do t’i nënshtrohet ekzaminimit mjekësor ndërsa djali është shpallur në kërkim.
Çifti kishin nisur një lidhje dhe vajza kishte shkuar disa herë për vizitë në Kosovë tek djali.