Policia zvicerane ka goditur një grup kriminal shqiptar aktiv në trafikun ndërkombëtar të drogës. Sipas mediave 27 personat e arrestuar kanë trafikuar drogë me sasi të mëdha në Zvicër që nga prilli 2020 deri në mars 2021.
Në total policia ka sekuestruar 14,5 kilogramë kokainë, tetë kilogram heroinë, tre kilogram marijuanë dhe 30 kilogramë drogë sintetike. Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe rreth 160 mijë franga që dyshohet se janë nga trafiku u drogës.
Sipas autoriteteve grupi kriminal e kishte bazën në Lucern. Droga shitej në të paktën 13 kantone dhe tregtia ishte e organizuar në mënyrë profesionale.
Vetëm në kantonin e Lucernit, policia arrestoi pesë burra dhe një grua nga Shqipëria. I pandehuri kryesor rezulton të ketë trafikuar 82 kilogramë kokainë dhe bashkëpunëtori i tij 31 kilogramë.