TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Xhorxh Soros është mburoja e vjedhjeve më të mëdhaja në vend. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka deklaruar se trazirat në Siri Lanka, ndodhën për shkak të Sorosit. Po ashtu, Berisha ka shtuar se denoncimi si dhe një program i qartë i PD-së janë rrugët e vetme për ndalimin e varfërimit të shqiptarëve.
“Çfarë ndodhi në Srilanka. Çorbë e Soros. Shkoni në Nartë, mori lincencën për të shpuar në det, San Leone kompani e tij. Nga deti na doli në zonë të mbrojtur, lagunë, se në det ishte e vështirë të shpohej. Po Soros, bëhet mburojë e kësaj vjedhje gjigante që ndodh në Shqipëri dhe qytetarëve të saj. Të gjitha këto, PD-ja ka një përgjigje të fortë. Ne kemi bërë denoncim në mënyrë të fuqishme këto vite, por denoncimet nuk mjaftojnë. Denoncimi është njëri aspekt. Unë besoj se vetëm veprimi dhe një program i qartë i PD, janë rrugë e ndalimit të këtij varfërimi të frikshëm të Shqiptarëve,” tha Berisha.