TIRANË- Për dy ngjarjet e rënda që tronditën vendin gjatë 24 orëve të fundit ka reaguar dhe deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula.
Me anë të një postimi në Facebook Sula shprehet se ky është rezultati i një drejtësie të vonuar e cila ka bërë që qytetarët të humbin besimin tek institucionet.
“Të gjithë këto ngjarje tregojnë se qytetarët shqiptar kanë humbur besimin tek institucionet shtetërore. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar ndaj edhe ndërmerren masa ekstreme të dënueshme që duhet të ndalohen një herë më parë. Ndërkohë që duke parë të gjitha parashikimet ekonomike që do të përballemi me një vjeshtë të vështirë ekonomike, qeveria duhet të lejë mënjanë propagandën dhe të mendojë tu vij realisht në ndihmë qytetarëve të vet”, shkruan Sula.
Sipas Sulës duhet të mjaftonin vetëm këto ngjarje (pa llogaritur të tjerat që kanë ndodhur gjatë sexzonit të verës) që kryeministri të mblidhtenë një takim urgjent Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Policisë, Ministrin e Drejtësisë, Ministrin e Arsimit dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrin e Ekonomisë për të diskutuar fenomenet që po e kthejnë Shqipërinë në një vend që ka bilanc lufte me viktima.
“Sikur të mos kishim memorie për të kujtuar të gjitha ngjarjet e verës, do mjaftonin dy ngjarjet e 24 orëve të fundit me 4 viktima që Kryeministri të mblidhte në një takim urgjent Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Policisë, Ministrin e Drejtësisë, Ministrin e Arsimit dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrin e Ekonomisë për të diskutuar fenomenet që po e kthejnë Shqipërinë në një vend që ka bilanc lufte me viktima”, shkruan ai.