Real Madrid e çon stërvitjen në një tjetër nivel, robotë për të perfeksionuar goditjet e dënimit! Barcelona duhet të bëjë kujdes (video)

0

SPANJË– Real Madrid hap derën për teknologjinë e re sa i përket stërvitjes për goditjet e dëntimi. Klubi spanjoll po përdor një pengesë mekanike që udhëhiqet dhe rregullohet nga një aplikacion. Për të zbuluar është vetë klubi, i cili ka postuar një video në rrjetet sociale për të treguar këtë risi.

Në videon e publikuar, shohim një punonjës i cili përmes një aplikacioni të instaluar në një tabletë, rregullon lartësinë e barrierave. Kjo do të thotë që lojtarët e Realit mund të përgatiten për ndeshje individuale duke vendosur lartësinë e saktë të kundërshtarëve të tyre. Për shembull, para një ndeshjeje kundër Barcelonës, lojtarët e Real Madrid mund të ushtronin goditjet e dënimit me barrierat që janë në lartësinë e Jules Kounde ose Andreas Christensen.

Barriera përbëhet nga gjashtë manekine me përmasa reale. Luka Modric arriti të kapërcejë portierin e Real Madridit me një mur prej pesë robotësh, madje Toni Kroos e gjeti me lehtësi rrjetën.Gjatë përgatitjes çdo detaj ka rëndësi dhe lojtarët e Real Madrid e dinë shumë mirë, kjo është arsyeja pse ata janë gjithmonë në kërkim të teknologjive të reja për të përmirësuar performancën e lojtarëve të tyre.

Në fillim të kësaj jave, kampionët e La Ligës shpërndanë gjithashtu një tjetër pamje me dron. Klubi tregoi pamjen e re të Santiago Bernabeut. Në zonën e fushës ka sisteme ventilimi, sisteme vaditjeje, ndriçim LED, kamera vëzhgimi dhe terapi me rreze ultravjollcë për të siguruar që terreni të jetë gjithmonë në gjendje të mirë. Klubi spanjoll do të përmirësojë gjithashtu pjesën e stadiumit me pesë restorante të reja, një bar sky dhe një qendër tregtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu