Sherr në protestën për të miturën, Fifi acarohet me folësen: E kam organizuar unë! Debati

0

Qytetarët protestuan pasditen e sotme në sheshin “Nënë Tereza”në Tiranë, kundër përdhunimit të 11 vjeçares nga 5 djem dy ditë më parë në Prishtinë.

Kjo protestë u organizua nga këngëtarja e njohur Fifi, e cila u përplas gjatë kësaj proteste me një aktiviste të shoqërisë civile.

Ajo po falënderonte publikisht për organizimin e tubimit Zhaklina Lakatarin dhe Xhenin Karain, por Fifi ka ndërhyrë, duke thënë se kishte qenë ajo që e kishte organizuar këtë protestë.

Debati mes Fifit dhe aktivistes:

Fifi: Jo jo, unë nuk kam ardhur. Unë e kam organizuar këtë gjë sot këtu.

Aktivistja: S’po ndaj pronat.

Fifi: S’kam parë një njeri që të organizojë dhe bëjë diçka për përdhunimin e një 11-vjeçare, përveç se në Instagram apo Fb (Bërtet)

Zhaklina: Kemi 10 vite që bëjmë iniciativa të tilla.

Fifi: Në Kosovë kanë bërë një ndryshim. Midis Prishtine ku jam rritur unë, nuk guxon me dal motra ime, vëllau jem, mbesa ime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu