Ardi Veliu merr postin e drejtorit të ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

0

TIRANË- Ardi Veliu ka marrë detyrën e re si drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Ministria e Brendshme më anë të një postimi në Facebook, ka zyrtarizuar rikthimin e ish-kryepolicit Veliu në Policinë e Shtetit duke i besuar drejtimin e AMP-së. Veliu e merr këtë post, pasi u shkarkua si zëvëndës ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Postimi i Plotë:

Prezantohet Drejtori i ri i AMP U prezantua sot Drejtori i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) Ardi Veliu, i cili zëvendēson nê këtë post zotin Muhamet Rrumbullaku. Ish-Drejtori Rrumbullaku drejtoi Agjencinë me rezultate të larta në një proces reformimi, duke u shndërruar në një strukturë më civile në ushtrimin e kontrollit dhe mbikëqyrjen e Policisë së Shtetit, Gardën e Republikës dhe Shërbimin Zjarrfikës.

Falë punës këmbëngulëse dhe intensive të AMP nën drejtimin e z. Rrumbullaku, Agjencia ka kaluar përmes një procesi transformues duke u shndëruar në pararojë e zbatimit të ligjit në kuadrin e goditjes së fenomeneve negative si paligjshmëria dhe korrupsioni në rradhët e punonjësve të Policisë së Shtetit. Rezultatet e arritura nga AMP gjatë kësaj periudhe, e kanë bërë Agjencinë një nga institucionet më të mbështetura nga publiku sa i përket reagueshmërisë dhe zbatimit të ligjit. Drejtor Veliu emërohet në krye të AMP pas një përvoje të gjatë menaxheriale në strukturat e Policisë së Shtetit, si dhe detyrës si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ai u angazhua për vijimin e punës, në thellimin e reformave të nisura.

Ndërkohë që Veliu është emëruar në detyrën e re, e cila mbahej nga Muhamed Rrumbullaku, ky i fundit, po sipas burimeve të Dosja.al do të zërë vendin e Gledis Nanos. Pra do të jetë drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, por ky lajm edhe nuk është konfirmuar zyrtarisht, pasi është kryeministri Edi Rama, ai që e emëron postin e kryepolicit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu