Gjiganti rus i hidrokarbureve, “Gazprom” ka ndërprerë furnizimin e tij me gaz për Evropën.
Nëpërmjet një deklarate, Gazprom ka njoftuar se gazsjellësi Nord Stream 1 nuk do të rifillojë punën sipas planit fillestar të shtunën, ndërsa pretendon se ka rrjedhje në turbinën kryesore.
Në ndeklaratë kompania nuk dha një afat kohor për rifillimin e furnizimit me gaz, duke pretenduar se zbuloi një rrjedhje vaji në një turbinë me gaz gjatë mirëmbajtjes. Gazprom pretendon se rregullimi i rrjedhjeve të naftës në motorët kryesorë është i mundur vetëm në punëtori të specializuara për të cilat Rusia ka thënë më parë se ishte penguar nga sanksionet perëndimore.
Importi i gazit është ndalur derisa kjo të rregullohet, shkruan BBC. Evropa ka akuzuar më parë Rusinë për kufizimin e eksporteve të gazit si hakmarrje ndaj sanksioneve.