GREQI- Greqia i është përgjigjur Presidentit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan, i cili kërcënoi vendon sot kur kujtoi historinë e Izmirit. Një njoftim, pas deklaratave të reja provokuese të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, Ministria e Jashtme greke thotë se nuk do të bjerë pre e kërcënimeve të Turqisë. Në njoftim theksohet se do të informojnë menjëherë aleatët dhe partnerët tanë për përmbajtjen e deklaratave provokuese të ditëve të fundit.
Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:
Greqia nuk do të ndjekë Turqinë për deklaratat e kërcënimet që kanë kaluar çdo kufi. Ne do të informojmë menjëherë aleatët dhe partnerët tanë për përmbajtjen e deklaratave provokuese të ditëve të fundit, për të bërë të qartë se kush po e dinamizon kohezionin e aleancës sonë në një periudhë veçanërisht të rrezikshme. Në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë të operojmë, bazuar në rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe të ligjit të detit, si një shtyllë stabiliteti dhe sigurie për rajonin më të gjerë.
Çfarë tha Erdogan më herët?
Ai ndodhej në eventin teknologjik “TEKNOFEST”, kur sfidoi Greqinë. Me kërcënime të drejtpërdrejta, presidenti turk sfidoi drejtpërdrejt sovranitetin grek mbi ishujt e Egjeut dhe pohoi se Ankaraja është e gatshme të bëjë gjithçka që është e nevojshme kur të vijë koha, duke kujtuar Izmirin e vitit 1922.
“Grekë, shikoni historinë, kthehuni në histori, nëse shkoni shumë larg çmimi do të jetë i rëndë. Kemi vetëm një fjalë për Greqinë, mos harroni Izmirin,”- tha Erdogan.