NASA anullon për herë të dytë misionin ‘Artemis’, zbulojnë rrjedhje hidrogjeni

0

SHBA- NASA ka anuluar për herë të dytë nisjen e raketës Artemis I. BBC shkruan se raketa ka pasur një rrdhje hidrogjeni dhe ekspertët nuk kanë qenë në gjendje ta ndalojnë në kohë, duke bërë që udhëtimi i dytë i planifikuar të shtyhej.

BBC shton se NASA tani ka një mundësi tjetër për të lëshuar raketën të hënën ose të martën. Raketa do të duhet të kthehet në ndërtesën e montimit për inspektim dhe mirëmbajtje, gjë që do të shkaktojë vonesa të mëtejshme.

NASA u përpoq për herë të parë të lëshonte raketën të hënën, por u anulua pasi kontrollorët nuk mund të ishin të sigurt që katër motorët e mëdhenj ishin përgatitur siç duhet për fluturim.

Objektivi i mjetit 100 metra i gjatë ishte dërgimi i gruas së parë dhe i njëriut të parë me ngjyrë në Hënë. Kohëzgjatja e planifikuar e misionit është pak më pak se 38 ditë. Nëse do të ishte nisur, raketa më 11 tetor do të vinte sërish në Tokë, por tashmë asgjë nuk është e sigurtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu