Superjahti miliona dollarë, fundoset në brigjet greke

0

GREQI- Për pak superjahti “007” me vlerë dhjetëra milionë dollarë, i cili është edhe një nga jahtet më të njohur në botë mund të ishte fundosur.

Videot e reja që bëjnë xhiron e internetit tregojnë gjendjen e jahtit të madh 49 metra pasi ndodhet shumë pranë një plazhi të njohur në Greqi e që është vështirë të afrohesh edhe me varka.

Anija ultraluksoze “007” e cila ka lidhur emrin me James Bond, është rrëzuar mbrëmjen e së premtes në Kythnos.

Sipas Rojës Bregdetare, jahti është gjetur në gjendje gjysmë të zhytur në ujë, ndërsa pesë pasagjerët me origjinë jo greke nuk janë në rrezik për jetën. Deri më tani nuk dihen shkaqet e aksidentit, por mbeten pikëpyetje serioze se si ka ndodhur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu