Spitali psikiatrik përfshihet nga flakët

0

Është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, reparti i psikiatrisë në spitalin rajonal të Pejës.

Bëhet me dije nga mediat vendase se një person ka pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për Gazetën Express se personi i lënduar është punëtor i sigurimit.

“Rreth orës 14:40 policia është njoftuar për një zjarr në spitalin rajonal të Pejës në repartin e psikiatrisë. Menjëherë më të kuptuar rastin kanë dal policia, zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin shumë shpejtë. I lënduar është një punëtor i sigurimit, i cili ka lëndime të lehta. Ndihmë mjekësore ka kërkuar edhe një personel mjekësor nga tymi që ka kapluar repartin”, ka thënë ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu