Protokoll strikt për liderët botërorë që do jenë në funeralin e Mbretëreshës. Pa avionë privatë dhe helikopterë!

0

BRITANI- Udhëzimet për krerët e shteteve që pritet të marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II në Londër të hënën, më 19 shtator, janë lëshuar nga Zyra e Jashtme, Commonëealth dhe Zhvillim (FCDO).

Në dokumentet e siguruara nga “Politico” pasqyrohen qartë masat strikte që liderët botërore duhet të ndjekin. Udhëheqësit që kishin planifikuar të udhëtonin në kryeqytetin britanik me avionë privatë dhe limuzina do të duhet të ndryshojnë planet e tyre.

Sipas protokollit atyre u është kërkuar të mos përdorin helikopterë, avionë privatë dhe makinat e tyre. Ata do të transportohen me një autobus që do jetë në dispozicion të tyre. Dokumentet e siguruara nga Politico konfirmojnë gjithashtu se vetëm krerët e shteteve dhe bashkëshortët ose partnerët e tyre nga secili vend janë ftuar për të marrë pjesë në funeralin, i cili po përgatitet si një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare që Britania e Madhe ka organizuar vitet e fundit.

Në dokumentin, dërguar ambasadave të huaja të shtunën vonë mbrëma, zyra sqaroi se krerët e shteteve që nuk mund të marrin pjesë, mund të zgjedhin dikë tjetër për përfaqësuesin e tyre zyrtar, si për shembull një ministër.

Sipas të njëjtit dokument, Mbreti Charles III do të organizojë një pritje për nder të të gjithë liderëve të huaj në Buckingham Palace mbrëmjen para funeralit të nënës së tij, Mbretëreshës Elisabeth II. Udhëheqësit e huaj do të nënshkruajnë librin e ngushëllimit në Lancaster House duke i bërë nderimet e tyre Mbretëreshës.

Pas funeralit, udhëheqësit e huaj do të ecin në Dean’s Yard, një zonë brenda ëestminster Abbey, për të marrë pjesë në një pritje të organizuar nga Sekretari i Jashtëm britanik James Cleverley. Pas ngjarjes ata do të kthehen me autobus në Londrën perëndimore për të marrë makinat e tyre.

“Kudo që është e mundur”, rekomandoi zyra e FCDO, udhëheqësit e huaj duhet të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar me fluturime komerciale, duke paralajmëruar se Aeroporti Ndërkombëtar Heathroë i Londrës nuk do të jetë i disponueshëm për fluturime private ose parkim avionësh. Ata udhëheqës që insistojnë të udhëtojnë me avion privat duhet të drejtohen në aeroportet që kanë vende të lira për avionët privatë rreth Londrës, shtoi zyra e FCDO.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu