Dyshohet se po përgatisnin atentat, arrestohen 2 shqiptarë në Greqi! Në makinë iu gjetën dy kallashnikovë

0

GREQI- Policia greke ka arrestuar dy shtetas shqiptarë në Palataki, Haidari të Athinës, pasi dyshohet se po përgatisnin një atentat.

Fillimisht ata janë ndaluar nga Policia ku pas kontrollit të mjetit u konstatua se ata kishin me vete një thikë. Me pas mjeti u dërgua në Komisariatin e Haidarit, ku gjatë kontrollit të imtësishëm u gjetën të fshehura në bagazh 2 armë zjarri Kallashnikov.

Po ashtu raportohet se në një vend të improvizuar enkas pas kasetofonit të mjetit u gjetën dy krehëra me fishekë. Rezulton se dy të arrestuarit ishin liruar sëfundmi nga burgu dhe ishin me ‘detyrim paraqitje’, njëri i dënuar për vepra të rënda penale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu